Foto ilustruese

Qëlloi me armë në banesë pas sherrit me gruan në prani të fëmijëve të mitur! Arrestohet 50-vjeçari në Vlorë (EMRI)

10 Gusht 2022, 13:53| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 13:57

  • Share

VLORË- Një 50-vjeçar nga Kanina ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku pas një konflikti të çastit, Aliaj i qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi. Pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i tij në fshatin Kaninë. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.    

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i VAsil Aliaj 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?