Babai nuk pranoi t’i jepte vajzën për nuse, 34-vjeçari në Skrapar merr armën e qëllon në drejtim të banesës

22 Gusht 2023, 14:09| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 15:41

  • Share

BERAT- Luftim Tërpëllari 34-vjeç është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një banesë në Skrapar.

Ngjarja ka ndodhur në datë 20 gusht rreth orës 23:00, në një banesë në fshatin Potom. 34-vjeçari ka qëlluar me armë drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi.

Burime bëjnë me dije se Luftim Tërpëllari kishte kërkuar për nuse vajzën e 61-vjeçarit, por ky i fundit kishte refuzuar

Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 22/08/2023 20:16

    Ja dhe nje tjeter gjytyrym qe nuk meriton te shumohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?