Foto ilustruese

Qëlloi 18 herë me kallashnikov ish-të dashurën dhe partnerin e saj të ri, dënohet me 10 vite burg 22-vjeçari shqiptar në Itali

14 Dhjetor 2022, 08:52| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 09:02

  • Share

ITALI- Ibrahim Rudi, 22-vjeçari shqiptar që qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri është dënuar me 10 vite burg. Si ish-e dashura, partneri i saj dhe të pranishmit e tjerë arritën të shpëtonin mrekullisht.

Dënimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja hetuese Simona Panzera , në përfundim të procedurës së shkurtuar (lejon uljen e dënimit me një të tretën).

Gjyqtari e dënoi të pandehurin për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë të mbetur në  tentativë, por duke përjashtuar rrethanën rënduese të paramendimit. Rudi u lirua nga akuza e posedimit të armëve luftarake dhe u dënua për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur gushtin e një viti më parë në Galipoli të Italisë. I riu shqiptar lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, ku ndodhej ish e dashura e tij, partneri i saj i ri, motra, kushërira dhe miqtë të saj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?