Foto nga vendngjarja

Sherr masiv me shkopinj dhe thika mes emigrantëve në Itali, qëllohet për vdekje me thikë 45-vjeçari kosovar! 9 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

13 Tetor 2022, 09:16| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 15:17

  • Share

ITALI -Një 45-vjeçar kosovar i identitet i  të cilit ende nuk bëhet i ditur është goditur me thikë për vdekje në Itali ndërsa  9  persona mbetën të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje shumë të rëndë shëndetësorë. Ky është bilanci i sherrit që shpërtheu mbrëmë në rrugë mes bandave rivale në zonën e Fierës në Treviso.  

Rreth 20 persona  raportohet deri më tani se kanë qenë të përfshirë në përplasjen e dhunshme. Një sulm i vërtetë dhe i paramenduar mes emigrantëve kosovarë dhe rumunë, të cilët ishin armatosur me thika, hekura, shkopinj, shkruajnë mediat italiane.

Viktima është një 45-vjeçar, emigrant nga Kosova. Ai është goditur me shqelma, grushte dhe është rrahur brutalisht nga disa persona, sulme këto që rezultuan fatale duke i marrë atij jetën. Në vendngjarje u gjetën shkopinj të përgjakur dhe këllëfi i një thike.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?