Foto nga vendi i ngjarjes

Qëllohet me tre plumba, dy në gjoks e një në bark, vritet 28-vjeçari shqiptari në Itali

11 Mars 2021, 19:16| Përditesimi: 11 Mars 2021, 19:24

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bari të Italisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me 3 plumba, dy në gjoks e një në bark.

Shqiptari është identifikuar si Santino Xhira, 28-vjeç, dhe sipas policisë ai është qëlluar nga një distancë e afërt. 28-vjeçari është qëlluar me tre plumba, në gjoks dhe në bark dhe ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit.

Sipas mediave italiane kanë qenë bluzat e bardha që kanë njoftuar policinë  për ngjarjen.

28-vjeçari sipas mediave italiane ishte me rekorde të lehta penale, por për momentin përjashtohet që vrasja të jetë për larje hesapesh apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kush e dërgoi të plagosurin ne spital, ku humbi dhe jetën dhe cilët janë autorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?