Korçë, vritet me thikë 67-vjeçari! Gruaja e gjen në gjendje të rëndë pranë banesës, ndërron jetë në spital (VIDEO)

23 Prill 2020, 20:48| Përditesimi: 24 Prill 2020, 10:48

  • Share

KORÇË - Një 67-vjeçar u vra me thikë në qytetin e Korçës në rrethana ende të mistershme. Ishte bashkëshortja e cila gjeti burrin e saj, Petrika Treska me plagë të rënda të thike, pranë banesës së tyre në lagjen numër 7 të qytetit.

Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 20:30, ku policia thotë se 67-vjeçari u godit me thikë në rrethana të paqarta dhe ndërroi jetë në spital.

Ishte bashkëshortja e tij që me të parë burrin në gjendje të rëndë, e shoqëroi atë me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 67-vjeçari Petrika Treska nuk mundi të mbijetojë.

 "Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, banesa ku ndodhi vrasja.

Petrika Treska

Ora 22:48
Tropojë/ Plagoset me thikë 35-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital, shoqërohen në polici tre persona

1582833502_plagosjenaten.jpg

TROPOJË- Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Bujan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shndetësore.

Sipas policisë së Kukësit, S.M. ndodhet në spitalin e Bajram Currit dhe janë shoqëruar 3 persona si të dyshuar në ngjarje.

Akoma nuk dihen shkaqet e plagosjes së 35-vjeçarit dhe po hetohet në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Kujtojmë se për natën e sotme kjo është ngjarja e tretë kriminale pas vrasjes në Korçë dhe plagosjes në Laç.

Ora 21:16
Laç/ Familjarët transportojnë 19-vjeçarin drejt Spitalit të Traumës, policia: Dyshohet të jetë vetëplagosur me armë

Një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij në Kurbin.

Policia njofton se i riu me inicialet H.Gj është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë nga  familjarët e tij. Në këto kushte, policia e mbërritur në banesë nuk ka mundur të marrë në pyetje familjarët, por nga infromacionet në vendngjarje, dyshohet se 19-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri.

"Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 24/04/2020 04:19

    Hahahah e ka fajin policia thote ky tr**i , ik e nxiri bagerite nga stalla dhe mos u mer me komentime o i ashtuquajturi Qytetar se po ja fut kot fare , mjere kjo bote cfare ka siper thuaj

    Përgjigju
  • aiert: 24/04/2020 02:55

    e ka vrare coronavirusi, kshu do e deklaroi policia.

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/04/2020 23:53

    Ne rrug te mbare Policia e Lleshajt. Si ka mundesi gjith policia e shteti edhe ushtria ne kemb. Vendi ne shtet rrethim. Edhe ndodhin vrasje e plagose,edhe nuk kapet asnje autor. Apo harrova qe policia e Lleshajt,din vetem te gjobise qyetaret e thjesht,qe dalin ne kemb per hallet e tyre.

    Përgjigju
    • Sala: 24/04/2020 02:35

      O tu te thafshin krahet. Po ku la polici se ruan gjithe budallenjet si puna jote.

  • Shaban: 23/04/2020 22:16

    ne 20.30?? Do e kete vrare policia se ne 17.30 fillin ndalimqarkullimi

    Përgjigju
  • Cnjcncncnx: 23/04/2020 21:59

    Foto shume e bukur kjo e te riut te veteplagosur qe futet ne spital. Tregon profesionalizem te larte. Jeni shume etike. Urime e suksese te metejshme.

    Përgjigju
    • Surre(a)li: 23/04/2020 22:24

      Ik o debil!

    • Nikl: 23/04/2020 22:12

      Jan te krujes kto

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?