Foto ilustruese

Qëllohet me thikë i riu në Korçë nga një 19-vjeçar! Autori dhe 2 të tjerë në kërkim

16 Nëntor 2022, 09:43| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 09:52

  • Share

KORÇË- 3 persona në Korçë janë shpallur në kërkim lidhur me një ngjarje kriminale të ndodhur dje në Korçë, ku një i ri, 27-vjeç është plagosur me thikë .

Gjatë një konflikti të çastit në lagjen “nr.15”, mësohet se 19-vjeçari me iniciale R.I ka goditur me thikë 27-vjeçari me iniciale A.H nga fshati Mbroje. I riu ndodhet në spital, ku po merr ndihëm mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të pranishëm edhe 2 persona të tjerë,  19-vjeçarë me iniciale A. A. dhe E. L. Ata janë shpallur në kërkim pasi  të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë.

Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.  Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?