Qëllohet me armë zjarri nga shoku i tij në oborrin e banesës, por deklaron se është vetëplagosur me thikë, arrestohet 43-vjeçari në Berat! Në kërkim autori

13 Qershor 2022, 09:48| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 09:53

  • Share

BERAT- Valter Braho, 43-vjeç banues në Skrapar  është arrestuar nga policia e Beratit për moskallëzim krimi. 43-vjeçari u paraqit në spitalin e Beratit i plagosur me armë zjarri, ndërsa deklaroi se ishte vetëplagosur me thikë.

Por Valter Braho rezulton se ishte plagosur nga Andrea Ajasllari me armë zjarri në oborrin e banesës së këtij të fundit. Sipas policisë 45-vjeçari në fshatin Grevë, Skrapar, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasin Valter Brahon.

45-vjeçari Ajasllari është shpallur në kërkim nga policia për plagosje nga pakujdesia si dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?