Qëllohet me armë shqiptari në Athinë, 3 plumba e kapin në bark! I riu i arrestuar më parë për drogë (EMRI)

2 Shkurt, 07:38| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:06

  • Share

ATHINË- Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Athinë, ku ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.

Shqiptari Renis Fajzolli ka mbetur i plagosur me tre plumba në bark. 34-vjeçari është dërguar në spitalin e Giorgos Gennimatas, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. 

Mediat greke raportojnë se autorët kanë hipur në një mjet, më pas i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë dhe plumbat e kanë kapur në zonën e barkut. Hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët, pasi pas plagosjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Sipas ‘Protothema’ në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Ndërkohë, shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Ora 11:59
U qëllua me armë zjarri në Athinë, kush është shqiptari që mbeti i plagosur

Shqiptarja.com ka siguruar foton e Renis Fejzollit, 34-vjeçarit shqiptar i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.

Ora 08:46
Plagosja me armë në Athinë/ Dalin pamjet, 34-vjeçari shqiptar i shtrirë përtokë, i shkojnë në ndihmë policët

Mediat greket kanë publikuar pamje të 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë.

I riu shqiptar shfaqet i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akifi: 02/02/2024 13:59

    Heren tjeter se ka te gjate ky

    Përgjigju
  • Arben: 02/02/2024 09:05

    Ca na bejne greket neve e pastaj duan qe ta leme Belerin te na drejtoje Himaren!? Jane mesuar greket te na trajtojne si kategori e dyte por ta dine mire se do ndodhe e kunderta!

    Përgjigju
    • Gripi: 02/02/2024 10:14

      O injorant shqiptaret vrasin njeri tjetrin atje nuk ka nevoje ti vrase greku. Droge, arme ,vjedhje, grabitje, prostitucion etj.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?