Kastriot Myftaraj

Që të mos shohim më pamje të rënda, si ajo me Kastriot Myftaraj!

11 Korrik 2022, 11:24| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 11:26

  • Share

Eutanazia dhe vetvrasja e asistuar- Njerëzit kanë të drejtë të vdesin me dinjitet! Vetëvrasja e gazetarit Kastriot Myftaraj ishte e rëndë. Mënyra e zgjedhur. Pamja e fundit që la.

Ndoshta edhe në Shqipëri duhet të nisë debati për vrasjen e asistuar dhe eutanazinë, vdekjen e asistuar nga mjekët. Flasim për njerëzit që e marrin këtë vendim me ndërgjegje të plotë. Dhe është e dinjitetshme.

Çfarë ndryshimi ka kur mjekët i thonë familjarëve “vendosni të shkëpusim spinën, sepse nuk ka kthim pas”, me atë që thotë vetë i sëmuri “ju lutem, sepse nuk mundem më”?

Nëse ka një jetë me dinjitet, pse të mos ketë dhe një vdekje me dinjitet. Italia tani së fundmi pati rastin e parë. Zvicra, Holanda Belgjika etj, kanë vite që e praktikojnë. Pse duhet të jetë e paligjshme?!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?