Deputetet në seancën parlamentare

Që nga lulet e ngjyrat verore…si u veshën deputetet në seancën parlamentare (FOTO)

27 Korrik 2020, 17:54| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 17:57

  • Share

Seanca parlamentare e ditës së sotme ishte e mbushur me ngjyra verore. Deputetet si në çdo dalje të tyren ishin kujdesuar deri në maksimum për pamjen e tyre. Disa prej deputetëve ishin të pajisur me maska e disa të tjerë jo duke mos respektuar rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në veshjet e deputeteve mbizotëronin ngjyrat e çelura, si portokalli, bojë qielli, e bardhë, rozë apo e verdhë. Kurse në dizajn kryesisht ishin ato njëngjyrëshe por nuk munguan as lulet dhe xhufkat. Shumica prej tyre preferuan bluzë të kombinuar me pantallona, kurse të tjerat fustanin me rritjen e temperaturave të ditëve të fundit. Kurse deputetët nuk kishin eksperimentuar shumë me veshjen, por kishin kombinuar këmishën me kostumin serioz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?