Foto ilustruese

Qarkullonte në Gjirokastër me logon e një televizioni në makinë, autori i arratiset policisë

17 Nëntor 2020, 18:29| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 18:31

  • Share

Një person i cili lëvizte në Gjirokastër me logon e një televizioni të vënë në makinë është konstatuar sot nga policia.

Por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është arratisur. Pasi i është larguar policisë, ai ka braktisur makinën te fusha e aviacionit, ura e lumit dhe më pas është larguar me vrap.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?