Qarkullonte me pistoletë në makinë dhe tentoi që t’i largohet policisë, arrestohet i riu në Lezhë

23 Shkurt 2023, 09:54| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 10:24

  • Share

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është kapur me armë zjarri në makinë dhe ka tentuar që të largohet.

Forcat ‘Shqiponja’ kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip "Range Rover", me drejtues shtetasin Kledjan Lika dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K. 

Shtetasi Kledijan Lika ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndërdyrë menjëherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin Kledian Lika, bashkë me çantën e dorës.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Kledian Lika, 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?