Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen’ e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve vazhdon, 2 persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.
Në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Patokut", Kurbin, gjatë një kontrolli rutinë të policisë në automjetin e L.L, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, doza kanabis gati për shitje. Si pasojë 25-vjeçari, L.L është arrestuar nga menjëherë nga policia.
Policia ka evidentuar dhe goditur edhe një rast tjetër. Një automjet me drejtues A.Gj dhe pasagjer A.Gj, pasi është ndaluar nga policia, u konstatua se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza kanabis. Policia arrestoi 34-vjeçarin A.Gj banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ka nisur hetimin ndaj A.Gj për "Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.