Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

6 Prill 2023, 13:33| Përditesimi: 6 Prill 2023, 13:35

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë për armëmbajtje pa leje. Ai është ndaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip "Audi". Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit efektivët e policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila është sekuestruar.

Ndaj 35-vjeçarit S. L., rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?