Qarkullonte me armë zjarri me vete, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

11 Qershor 2023, 12:40| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 12:51

  • Share

TIRANË- Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua Edison Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re. Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Po ashtu, është arrestuar edhe pasagjeri që ka qenë në mjet, Denis Kuka 25 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Moskallëzimi i krimit"..

Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?