Momenti i arrestimit të Sejdinit 2 vite më parë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet 19-vjeçari në Durrës! Ishte arrestuar dy vite më parë për plagosjen e një të mituri (EMRI)

22 Nëntor 2022, 10:38| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

DURRËS- Xhuljan Sejdini ka rënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë me vete pa leje. 19-vjeçari e kishte fshehur armen në çantën e shpinës.

Sejdini dy vite më parë kishte plagosur rëndë një bashkëmoshatarin e tij ku edhe ishte dënuar.
Vetëm 3 javë pasi kishte përfunduar dënimin e tij, Xhujan Sejdini u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Arma e sekuestruar nga policia

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?