DURRËS- Teksa puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
Pas informacioneve të marra policia ka ndaluar Enger Muça, i cili po drejtonte automjetin tip "Range Rover". I riu është vënë menjëherë në pranga nga policia pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".