Karta identiteti të falsifikuara

Qarkullonte me 3 karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

18 Gusht 2022, 14:18| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 14:20

  • Share

Një 27-vjeçar është arrestuar të enjten në Tiranë pasi qarkullonte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprimtari kriminale me drogë.

27-vjeçari E.S. banues në Durrës u kap ndërsa po udhëtonte me makinë në rrugën "Sokrat Miho" ku gjatë kontrollit rezultoi se kishte me vete 3 karta identiteti të falsifikuara.

Mbi të rëndon akuza “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?