Makina dhe ekplozivi

Kronikë

Kukës/ Lëvizte me 2.4 kg ekploziv, sa pa policinë braktisi 'Benz-in' dhe ia mbathi me vrap! Shpallet në kërkim, arrestohet pasagjeri

5 Tetor 2021, 10:53| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:38

  • Share

KUKËS- Një 30-vjeçar po lëvizte me makinën e tij në Kukës me 2.4 kg lëndë eksplozive, por për këtë ka pasur informacion policia për këtë arsye ka ndërmarrë një operacion për kapjen e tij.

I riu me inicialet Sh. R., sapo ka parë uniformat blu, ka ikur me vrap dhe ia ka dalë që t'i shpëtonte efektivëve, e ndërsa në pranga ka rënë pasagjeri në automjetin ku u gjet lënda eksplozive, i identifikuar me inicialet K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak. 

Ato u ndalën në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz”, e ndërsa nga tyre rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim".

"Kukës. Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari. 

Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.  Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip "Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të  largohet Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.  Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.  Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse", kryer në bashkëpunim", njofton Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?