100 mjete me targa të huaja të rrezikshme qarkullojnë me shpejtësi në rrugët e vendit, policia rrugore në Fier ngre alarmin: Të kontrollohen në pikat kufitare

8 Maj 2022, 16:17| Përditesimi: 8 Maj 2022, 16:31

  • Share

100 makina me targa të huaja janë shpallur si të rrezikshme nga policia rrugore e Fierit, pasi janë konstatuar nga radarët automatikë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia Rrugore e Fierit i ka përcjellë të gjitha pikave të kalimit të kontrollit kufitar, listën me targat e automjeteve me qëllim pengimin e tyre për të mos vijuar lëvizjen më tej pa mbaruar veprimet me Policinë Rrugore për shkeljen e konstatuar.

Pas "Njoftimit në Kufi" lidhur me 100 mjete të shpallura "Alert" për shpejtësi tej normave të lejuara, matur nga aparatura Radar ComLazer, në PKK Morinë, në Portin e Vlorës, në pikën e kalimit Kufitar Tushemishtë, janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 mjete, të cilat pas likujdimit të masave administrative, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do përballen me radarë, policë rrugorë, e çdo shkelje e kryer nga ana e tyre do përkthet në masë administrative pas filmimeve të kryera nga mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion për të përmbushur detyrën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?