Qarkulloi me makinë në sens të kundërt, gjobitet shoferi në Tiranë (VIDEO)

15 Prill 2023, 09:45| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:02

  • Share

Qarkullimi me makinën e tij “Mercedez Benz” në sensin e kundërt të rrugës në zonën e Farkës, i kushtoi shtrenjtë një shoferi në Tiranë.

Pasi u filmua nga një tjetër shofer në rrugë dhe pamjet i publikoi në rrjetet sociale, policia rrugore e identifikoi dhe e shoqëroi në Komisariat.

Drejtuesi i automjetit u ndëshkua me gjobë 12 000 lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?