Vanessa dhe Kobe Bryant

Qarku i Los Angeles detyrohet t'i paguajë 29 milionë dollarë Vanessa Bryant

1 Mars 2023, 16:40| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:43

  • Share

Qarku i Los Angeles në SHBA është detyruar të paguajë rreth 29 milionë dollarë për të venë e superyllit të NBA-së, Kobe Bryant, pasi policia ndau imazhe grafike të rrëzimit të të helikopterit dy vjet më parë. Bryant dhe vajza e tij Gianna vdiqën së bashku me shtatë persona të tjerë kur helikopteri u rrëzua në zonën e LA-së. Gruaja e tij, Vanessa Bryant, paditi qarkun e Los Angeles duke thënë se personat që dhanë ndihmën e parë fotografuan mbetjet njerëzore si “suvenire” të tregtueshme për publikun. Avokatët për qarkun e LA e quajtën zgjidhjen “të drejtë dhe të arsyeshme”.

“Sot shënon kulmin e suksesshëm të betejës së guximshme të zonjës Bryant për të mbajtur përgjegjës ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske”, thanë avokatët e paditësit në një deklaratë të martën, raporton BBC.

“Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike”, thonë avokatët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?