Qahije të mbushura nga zonja Albana

23 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:03

  • Share

Qahije të mbushura

Përbërësit:

Hapi i parë:

  • 250 gr miell
  • 1 lgj sheqer
  • 1 lk kripë
  • 15 gr maja e thatë
  • 50 gr vaj ulliri
  • 140 ml ujë

Hapi i dytë:

  • 140 gr miell
  • 40 gr miell misri

Mbushja:

  • 30 ml vaj ulliri
  • 1/2 lugë uthull
  • 200 gr djathë të bardhë
  • Kripë, piper, trumzë

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. E shohim që është e butë dhe shtojmë masën tjetër që e kemi te hapi i dytë. E lëmë sërish të pushojë. Më pas hapim petën në formë drejtkëndëshe, e lyejmë me vaj dhe uthull. Shtojmë djathin të përzier me trumzë dhe kripë. E presim në rripa dhe i kalojmë njëra mbi tjetrën. I presim rripat e gjatë në segmente. I kalojmë në një tavë, i lëmë sërish të vijnë dhe më pas i pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?