Qahie shtëpie me vezë dhe djathë nga zonja Albana

15 Shkurt, 12:06| Përditesimi: 15 Shkurt, 12:08

  • Share

Qahie shtëpie

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 filxhanë qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 300 gr gjizë ose djathë i thërrmuar
  • 150 gr gjalpë ose 3-4 lugë vaj ulliri 
  • 2 lugë gjelle maja buke
  • Kripë

Përgatitja:

Në një gotë me pak ujë të vakur hedhim majanë që të tretet. Më pas, në një enë të madhe vendosim miellin, shtojmë pak vaj ulliri, kripën, qumështin, majanë e tretur dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa brumi të bëhet homogjen. Pasi kemi përgatitur brumin, e mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lëmë në një vend të errët që të pushojë për rreth 30-40 minuta. Ndërkohë, në një tas rrahim vezët bashkë me gjizën apo djathin e thërrmuar. Më pas, ndajmë brumin në 16 toptha të vegjël, të cilët i hapim në formën e petave me okllai. Vendosim petat në tepsinë e lyer me pak vaj duke spërkatur çdo petë me pak gjalpë të freskët. Pasi të kemi shtruar petën e katërt hedhim një shtresë të hollë të gjizës ose djathit të thërrmuar me vezë. Kështu vijojmë derisa të përfundojmë vendosjen e 16 petëve. E spërkatim në fund me gjalpë dhe e presim në formën e katrorëve të vegjël ose rombit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrën e kuqërremtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?