Qafoku: Amerikanë, ju lutem, mos na braktisni! Krizën shqiptare mund ta zgjidhni vetëm ju

23 Qershor 2019, 11:09| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 11:25

  • Share

(Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919)

Kryeministri i Britanisë, David George Lloyd: Vërtetë s'di çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson: Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë. 

Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka ndodhur në Konferencën e Paqes në 1919 kur konfirmuam pavarësinë dhe në 1922 SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike me ne.

Kështu ka ndodhur në përpjekjet për stabilitetin e shtetit shqiptar dhe zgjidhjen e shumë e shumë çështjeve që lidheshin me vendin tonë duke ndërtuar edhe godinën e ambasadës amerikane në Tiranë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë territorit të SHBA-së.

Kështu ka ndodhur jo vetëm për rrëzimin e komunizmit dhe konsolidimin e demokracisë. Dhe kështu ka ndodhur edhe për çështjen sipërore të pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shtetit të dytë të shqiptarëve në trojet e tyre.
Prandaj në kushtet që ndodhet Shqipëria, në një krizë totale politike, institucionale, konstitucionaliste dhe për një rrezik për demokracinë, SHBA dhe vetëm SHBA mund dhe duhet të jetë zgjidhësi i kësaj situate.

Diplomati i njohur Chris Hill tregoi para pak kohësh një histori kur në 1991 sapo u fut në ambasadën amerikane në rrugën e Elbasanit dhe së bashku me stafin po punonin në oborr. Një mesoburrë shqiptar iu afrua te kangjellat nga ana e rrugës dhe i kërkoi me gisht të afrohej. Hill bëri sipas kërkesës së shqiptarit të panjohur dhe pasi u përshëndetën u zhvillua ky dialog:

Shqiptari: Çfarë po bëni ju këtu?
Chris Hill: Sapo kemi hapur Ambasadën Amerikane dhe po merremi me rregullimin e ambjenteve.
Shqiptari: A je ndonjë i rëndësishëm këtu ti?
Chris Hill: Unë jam ambasadori (I ngarkuari me punë).
Shqiptari: Kam vetëm një lutje. Na braktisët për 45 vjet. Por ju lutem, tani që jeni rikthyer, mos na braktisni më.
Chris Hill: Nuk kam dëgjuar fjalë më të mençura edhe se çdo politikan shqiptar që kam biseduar se sa ato që më tha ai shqiptar i panjohur në vitin 1991.
Kjo është arsyeja e madhe që në shqiptarët e presim zgidhjen nga SHBA. Ju lutemi shtetarë dhe diplomatë amerikanë, mos e braktisni Shqipërinë! Mos na braktisni ne shqiptarët!

Komento

Komente

  • tani: 23/06/2019 11:39

    Amerikanet jo vetem qe se kan braktisur Shqiperin,ato e ndihmojne me te gjtha mendyrat e mjetet per te konsoliduar shtetin e demokracin .Njerezve e personaliteteve nder me te larta te shtetit te njohur per vjedhje,korrupsion e vrasje ja kan ndaluar atyre e familjeve te tyre hyrjen ne Amerike.INvestej e drejton reformen ne drejtesi,orjenton pak a shume qe ne protesta te mos kete dhune.E se fundi me e rendesishmja:ne se do kete dhune ne votime pergjegjesit do te dalin pare pergjegjesive e PD si dhe PSI do hujne ne listen e zeze te organizatave terroriste si hamas,hejzbullah.Prandaj ata perkrahin pa rrezarva te drejten e popullit per te votu e kundershtojne vendimin e presidentit per anullimin e zgjedhjeve qe eshte thyeje direkte e ligjeve dhe kushtetutes.Zgjedhjet duhet bahen edhe ne qoftese do kete perplasje(besoj qe jo)shkaktaret e anarshive te gjykohen sipas ligjeve ne fuqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?