VIDEO/ Qafë Thore - Theth, mjetet në punë për pastrimin e rrugës! Në disa akse dhe rënie gurësh e inertesh

12 Mars, 12:20| Përditesimi: 12 Mars, 12:38

  • Share

Shkoder- Reshjet e borës kanë pushuar dhe gjatë ditës është punuar që të pastrohet dhe qarkullimi të vijojë normalisht në aksin Qafë Thore – Theth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

Ndërkohë gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset: Bogë -Theth -Hani i Hotit - Tamarë, Ura e Zapotit- Shishtavec, Dushaj - Sheshi i Trageteve -Lekbibaj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

Qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?