Qafë Botë, po transportonin me fugon 42 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona

10 Shtator 2022, 13:08| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 14:51

  • Share

Transportonin kundrejt pagesës, me fugon, 42 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Qafë Botë, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

43-vjeçari A.B. dhe 39-vjeçari F.K., banues në Shkodër, u kapën në flagrancë nga policia në fshatin Xharrë, teksa me një fugon por transportonin 42 emigrantë me qëllim kalimin e kufirit të Qafë Botës në mënyrë të paligjshme.

Për këtë, mbi dy të akuzuarve rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i dy shtetasve u bë gjatë operacionit të koduar “Xara”, nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 10/09/2022 15:10

    Si i lejon policia kufitare keta emigrate te kalojne kufirin apo dhe keto bejne korrupsion duke marre para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?