Sophia Loren

Pësoi incident, mbesa tregon gjendjen e ikonës 89-vjeçare Sophia Loren pas operacionit

26 Shtator 2023, 13:39| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 13:42

  • Share

Si pasojë e një incidenti shtëpiak, aktorja e njohur italiane Sophia Loren, tanimë në moshën 89-vjeçare, ka pësuar frakturë në këmbë. Mbesa e saj, Alessandra Mussolini ka bërë me dije se aktorja u shtrua në një klinik zvicerane, ku u operua me urgjencë.

“U rrëzua në shtëpinë e saj në Gjenevë dhe me të ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e familjes që thirrën menjëherë urgjencën. Pranë saj gjenden tani fëmijët Carlo dhe Edoardo. Është mirë, por ka nevojë të pushojë” është shprehur mbesa e saj.

Më tej Mussolini ka shpleguar se operacioni për aktoren ka shkuar mirë.

“Shkoi çdo gjë mirë. Do ta mbajnë në spital për një javë, pastaj do të nisë fizioterapinë. I duhet të pushojë, por ajo është e fortë ‘si shkëmb’ dhe gëzon humor të mirë”, ka shtuar më tej Mussolini.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?