Foto ilustruese

Përplasi të miturin me makinë dhe u largua, arrestohet shoferi në Kukës

19 Janar 2021, 11:37| Përditesimi: 19 Janar 2021, 11:46

  • Share

Një fëmijë është aksidentuar sot nga një makinë në Kukës, ndërsa pas ngjarjes shoferi është larguar, por është kapur më vonë nga policia.

I mituri është transportuar me urgjencë në spital dhe pasi gjendja e tij është stabilizuar, tashmë është kthyer në shtëpi.

Policia ka arrestuar më pas shoferin me iniciale M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë.  Aksidenti ndodhi sot në aksin rrugor Kukës-Nangë.

"Kukës Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", thotë policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?