Aksident tragjik në Tepelenë, Benzi me shpejtësi përplas dy makina, 4 të vdekur! Mes viktimave një çift! Dy të plagosur rëndë (EMRAT + VIDEO)

17 Mars, 19:39| Përditesimi: 18 Mars, 07:56

  • Share

TEPELENE- Katër persona ndërruan jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës 17 mars 2024, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se makina tip Mercedes Benz që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapa humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.

Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj.  E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit. 

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaktuar i aksidentit ka qenë Riza Rrapa që drejtoi Benzin me shpejtësi tej normave të lejuara duke bërë që të humbë kontrollin, por ka ndikur ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Report TV ka mësuar se Benzi ka ardhur me shpejtësi të lartë dhe pasi ka bërë disa rrokullisje ka përplasur dy mjetet e tjera që duken të shkatërruara.

Bilanci i aksidentit 
Të vdekur 

Riza Rrapa 42 vjeç, nga fshati Luftinjë
Lavdosh Begaj  62 vjeç
Lefteri Begaj 57 vjeç, gruaja e Lavdoshit
Afërdita Begaj rreth 90 vjeç e ëma e Lavdoshit
Të plagosur
Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Meta, 61 vjeç

 

Ora 23:30
Dalin FOTOT, kush janë tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Tepelenë

1710744610_aksidentitepelene.jpg

Riza Rrapaj dhe çifti i bashkëshortëve Lavdosh dhe Lefteri Begaj

Një aksident tragjik u mori jetën 4 personave në Tepelenë. Mes viktimave, ishte edhe çifti i bashkëshortëve, Lavdosh dhe Lefteri Begaj. Report Tv ka siguruar foton e tyre.

Po ashtu, Report Tv sjell edhe foton e një prej viktimave, Riza Rrapaj. Ky i fundit ishte drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili po lëvizte me shpejtësi dhe u përplas me dy makinat e tjera.

Riza Rrapaj bashkë me tre personat që po udhëtonin në mjetin tip Toyota humbën jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ora 21:36
Kjo është familja që u shua në aksidentin tragjik në Tepelenë! Identifikohen katër viktimat dhe të plagosurit

1710708133_tepelen.jpg

Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 90 vjeçe janë tre prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë. Të tre ndodheshin në makinën tip Toyota që u përplas nga Benzi, i drejtuar nga Riza Rrapa i cili po ashtu ndërrroi jetë. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

Ora 21:04
Aksidenti tragjik në Tepelenë, reagon ministri Balla

1710705442_aksidentigjirokaster.jpg

Foto: Aksidenti tragjik ne Tepelene, 17 mars 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehu pikëllimin për aksidentin e tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Tepelenës.  Balla kërkoi forcimin e kontrolleve nga policia rrugore si forcë parandaluese

"I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese' shkruan Balla.

Ora 20:55
Emri i një prej viktimave të aksidentit në Tepelenë, Riza Rrapaj shkaktoi tragjedinë, përplasi me Benz dy makina

1710705503_makina.jpg

Riza Rrapa nga fshati Izvor Memaliaj është një prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë. Ai po udhëtonte me mjetin Mercedez Benz kur si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy makina të tjera.

Ora 20:50
Detaje/ Si ndodhi aksidenti me katër viktima, makina me shpejtësi rokulliset dhe merr përpara mjetet e tjera

1710703553_aksidentgjirokaster.jpg

Një prej makinave është bërë shkak për aksidentin me katër viktima në Tepelenë. Gazetari i Report tv Piro Nase, bën me dije se mjeti ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë dhe pasi ka bërë disa rrokullisje ka përplasur dy mjetet e tjera. Krahas shpejtësisë një tjetër faktor ka qenë dhe lagështira në rrugë.

Ora 20:25
Pamje të rënda nga aksidenti me katër viktima në Tepelenë, makinat të shkatërruara

 

Report Tv sjell pamje nga aksidenti i rëndë me katër viktima që ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Siç shihet në pamje tre makinat janë shkatërruar nga përplasja.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?