Kryeministri Edi Rama dhe zonat e përmbytyra në Fushë Krujë

Opozita akuzoi se Shqipëria vijon importin e energjisë pavarësisht reshjeve, Rama: Keqardhje nga llumi i shpifjeve! Kemi përmirësim të rezervave

21 Nëntor 2022, 11:05| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 13:40

  • Share

TIRANË- Akuzat e opozitës se pavarësisht reshjeve të shiut, qeveria vijon importin e energjisë, kryeministri Edi Rama i ka quajtur shpifje. Në një reagim të gjatë, ku jep detaje mbi rezervat energjetike, kreu i qeverisë thotë se tani më situata është përmirësuar. Ai i përgjigjet opozitës duke i thënë se importi ka vijuar deri në datë 19 nëntor pasi në të kundërtën vendi do të rrezikonte furnizimin me drita. Rama thekson se është i keqardhur nga “llumi i gënjeshtrave”.

“E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës - 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik”, thotë Rama.

Rama theksoi se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës që nga forcat e emergjencave deri të deputetët e ministrat.

“Në krye të detyrës (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit) Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme”, shtoi Rama.

Ky reagim i Ramës erdhi pas deklaratës së artikuluar nga opozita, ku tha se qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi duke shkaktuar 3 milionë euro humbje brenda një jave prandaj i bënë thirrje SPAK të nisë hetimet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • like: 21/11/2022 14:05

    Mire qe nuk ben ndonje gje te mire ajo opozite e flliqur por ben dhe shpifje te kota

    Përgjigju
    • Cubi: 21/11/2022 18:40

      Llumi llum do hedh sic ka hedhur nga 30 vjet.

  • orion: 21/11/2022 13:45

    ca opozite eshte ajo qe dhe ne situata te tilla ka hallin me ardh ne pushtet su be ihere krah su be

    Përgjigju
  • taulant: 21/11/2022 13:41

    edhe ne dite te tilla qe kemi nevoje per bashkimin e te gjithe shqiptareve ata zihen e kane hall te shpifin sa te ndrye jane

    Përgjigju
  • Armand: 21/11/2022 12:50

    Na falni radhes tjeter qeveri te mari nje fallxhore qe te din sa shi do bjer ku do bjer pre do bjer….a pika qe sju bie

    Përgjigju
    • Ops: 21/11/2022 12:54

      Sufllaqe , qeveria e dinte sa shi do binte , por keto skane turp blejne energji ne kulmin e shiut dhe nuk pastrojne kanale , ik futi sufllaqe tani

  • UKU MOMLIT: 21/11/2022 11:25

    Shoku tao më me etike,se e dhjeve fare postin si gjithmone. Kete vend e kane mbytur jo vetem parazìtet opozitare por edhe jezitèt pushtetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?