Bota

Përhapja e variantit“Delta”, Portugalia sërish në shtetrrethim

2 Korrik 2021, 09:28| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 13:35

  • Share

Nga frika e përhapjes së mëtejshme e variantit Delta duke nisur nga kjo e premtenë Portugali rikthehet shterrethimi natës në të paktën 45 komuna, përfshirë Lisbonën dhe qytetin e Portos.

Deri tani 26 qytete janën të konsideruara si rrezik i nivelit të lartë dhe 19 janë të konsideruara si rrezik i nivelit shumë të lartë dhe në të dyja këto zona do të ndal0ohet qarkullimi nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

“Eventet duhet të përfundojnë në orën 22:30. Dasmat dhe pagëzimet mund të funksionojnë vetëm me kapacitet 25%, restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë duhet të mbyllen në 22:30 gjatë javës dhe në 15:30 gjatë fundjavës, brenda lejohen vetëm me grupe prej 4 personash më së shumti dhe jashtë me grupe me 6 persona maksimumi”, u shpreh Mariana Vieira Da Silva, ministria e Shtetit e Portugalisë.

Portugalia raportoi të mërkurën 2 mijë raste me COVID-19, numri më i lartë që prej muajit shkurt.

Autoritetet po munden të paraprijnë çdo situatë të keqe teksa deri më tani është vaksinuar pothuajse gjysma e popullsisë me të paktën një injeksion, ndërsa 32% ka marrë dy injeksionet e nevojshme.

Edhe Çekia ka shtuar masat kufizuese në mënyrë të konsiderueshme, qytetarëve do t’u kërkohet që t’i nënështrohen një testi COVID-19 kur të kthehen nga pushimet verore nga jashtë vendit nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar. Madje është kërkuar nga punëdhënësit që të mos lejojnë punëtorët të kthehen në punë nëse nuk kanë provuar një rezultat negativ të testit.

Ndërsa, një valë e re e infeksioneve të coronavirusit ka pushtuar të gjithë Rusinë, autoritetet në rajonin e njohur bregdetar të Krasnodar zbatuan kufizime.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?