VIDEO/ Përfshihet në flakë apartamenti në Elbasan, shkak ngrohësja! Pronari lëndohet duke shuar zjarrin

3 Shkurt, 17:18| Përditesimi: 3 Shkurt, 18:34

  • Share

Një apartament është përfshirë në flakë këtë pasdite në Elbasan duke shkaktuar dëme materiale.

Në lagje "11 Nëntori", dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e 55 vjeçarit, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi sjell pamjet e apartamentit të përfshirë në flakë, ndërsa bën me dije se zjarrfikësit kanë bërë shuarjen e flakëve.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?