Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Josep Borell

Kosova & Rajoni

Përfaqësuesi i BE-së, Borell: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë, e vetmja rrugë për të stabilizuar situatën

1 Dhjetor 2021, 16:29| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 16:31

  • Share

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Josep Borell ka bëri thirrje sërish se Beogradi dhe Prishtina duhet të dialogojnë. Sipas Borrel, dialogu është e vetmja rrugë për të stabilizuar situatën mes dy vendeve.

“Situata është qetësuar kohët e fundit, por është ende e domosdoshme që t’i rikthehemi dialogut sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatë”, ka thënë Borell.

Borell e bëri këtë deklratë pas takimit të dytë të aleancës së NATO-s që mbahet në Riga, lidhur me situatën e Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon strategjik për Bashkimin Europian.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?