Për herë të parë/ Miratohet kredia për studentë, Kushi: I mbështesim në pagesën e tarifave të shkollës dhe kostot e jetesës! Ja kriteret që duhet të plotësoni

19 Korrik 2023, 13:22| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 15:06

  • Share

Për herë të parë qeveria do tu afrojë studentëve kredi për tu mundësuar atyre mbulimin e tarifave dhe kostin e jetesës gjatë studimeve të larta.  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë, tha se Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë negocion me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore jepet pa kolateral fizik”.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë”,

Kushi theksoi se norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.

“Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve”.

Kushi tha se do të përfitojnë të gjithë studentët, por kusht për këtë është se kredia miratohet vetëm për një program studimi, për bachelor ose për master. Përfituesit do të përzgjidhen bazuar te vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) negocion me bankat e nivelit të dytë për kushtet e mëposhtme.

• Kredia studentore jepet pa kolateral fizik;

• kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi; 

• financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor; 

• shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë; 

• norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë. 

Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.

Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si:
1. vlera e kredisë,
2. ndjekja e studimeve në programet prioritare,
3. rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj.

Efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023 -2024.

Ora 13:32
Diploma e studentëve të mjekësisë 5 vite ‘peng’, Kushi: Synojmë rritjen e numrit të mjekëve dhe të frenojmë largimin e tyre

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka komentuar projektligjin përmes së cilit studentëve të mjekësisë do iu mbahet diploma 5 vite, në mënyrë që të shërbejnë për vendin tonë. Për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, ministrja Kushi tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet numri i mjekëve në sistemin tonë shëndetësor, si edhe të parandalohet fenomeni i ikjes së tyre.  

“Jemi konsultuar gjatë me studentë. Ka një pjesë të tyre që rezistojnë dhe nuk janë dakord, por ka një pjesë të madhe të studentëve që janë aktualisht që janë dakord, ashtu sikurse edhe shumë prej prindërve dhe qytetarëve. Ne kemi takuar jo vetëm studentë, por jemi konsultuar me mjekë ekspertë, dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. E sjellim me procedurë të përshpejtuar sepse maturantët do marrin vendimin nëse do shkojnë për mjekësi apo jo. Do jetë provimi i dixhitalizuar dhe ata duhet ti njohin kushte që vijnë pas miratimit të këtij ligji. Ky është një ligj që vjen për të rritur performacën e sistemit shëndetësor, për të rritur numrin e mjekëve dhe për të parandaluar atë fenomen, largimi i mjekëve drejt vendeve më të zhvilluara”, tha Kushi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2023 01:43

    /MIGJENI/,vete studentet e kerkuan para ca kohesh,donin te merreshin seriozisht nga ministria,donin te ndiheshin si studentet e botes.Tani ua dhane.Per mendimin tim,ministria eshte treguar teper gjeneroze me kushtet qe u kerkohen po t'i krahasosh me boten.Tani studentet tane do te mesojne se cdo te thote te marresh /student loan/.

    Përgjigju
  • Migjeni: 19/07/2023 16:58

    Doni me i fut borxh që kur të mbarojnë mos ti lini të ikin pa shlyer borxhit.....i ndaloni që në kufi jeni si satana i digjni e i përvëloni me" dhuruar"e "ofruar".

    Përgjigju
  • Botileshit: 19/07/2023 15:35

    Ik me moj klloçk qerrohu dhe ti. Hajduter jeni te gjithe e qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?