Droga

Putin ‘zbukuron’ pakot e hashashit gati për ‘shpërndarje’, droga kapet mat në Libi

8 Shkurt 2022, 10:36| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 10:37

  • Share

Më shumë se 300 pako me foton e presidentit rus Vladimir Putin, janë zbuluar nga autoritetet libiane.

Sipas mediave vendase, secila prej 323 pakove peshonte 250 gram. Ato u kapën nga policia në qytetin verilindor të Libisë Al Marj.

Serioz me kostum dhe kravatë të zezë, shfaqet Putin mbi secilën pako të hashashit gati për shtije.

Fotot e drogës dhe presidentit rus mbi to, janë bërë tepër virale duke shkaktuar të qeshura.

Deri më tani autoritetet libiane ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me vendin nga vinte droga.

Autoritetet libiane shpesh zbulojnë se droga që ata kapin ka imazhe të çuditshme mbi pako. Ditën e diel u kap një sasi e konsiderueshme droge e ndarë në pako, ku sipër tyre kishte logon e një firme të njohur franceze.

Trafiku i paligjshëm i drogës dhe alkoolit është rritur ndjeshëm vitet e fundit në Libi, kryesisht për shkak se kufiri nuk ruhet mirë pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në 2011.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?