Putin dhe Vuçiç

Putin zbardh detaje nga takimi me Vuçiçin në Kinë: Kemi të njëjtat shqetësime për çështjet në Rajon

18 Tetor 2023, 21:28| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 21:29

  • Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zbardhru detaje nga takimi me Aleksandër Vuçiçin në Kinë. Putin u shpreh se Rusia ndan shqetësimet e njëjta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për zhvillimet në rajon.

Këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë për media derisa ka komentuar takimin dhe bisedën me homologun e tij serb në Pekin, shkruan Vesti.

Putini gjatë fjalës së tij, duke folur për vizitën në Kinë tha se është takuar shkurtimisht me Vuçiqin.

“Ai është i shqetësuar edhe për situatën që po krijohet në rajonin e tij, rreth Serbisë. Ne ndajmë këtë shqetësim”, tha Putin pa dhënë detaje.

Vuçiçi ka deklaruar të martën se ka pasur një bisedë me Putinin, por ka theksuar se nuk ka pasur takim dypalësh.

Kujtojmë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç u nis për në Pekin më 16 tetor, datë e cila përkoi me samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Serbia u përfaqësua nga kryeministrja serbe, Brnabiç.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?