Vladimir Putin dhe Erdogan

Putin vizitë në Turqi më 12 shkurt, do takohet me Erdogan

31 Janar, 16:55| Përditesimi: 31 Janar, 17:04

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 12 shkurt. Putin do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Ndërsa më 14 shkurt presidenti turk do të vizitojë Egjiptin, kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Në takimin mes Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës.

Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në agjendë, thanë zyrtarët, raportojnë mediat e huaja.

Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u bë vitin e kaluar në korrik, kur ministritë e jashtme të dy vendeve njoftuan se marrëdhëniet diplomatike u ngritën sërish në nivel ambasador.

Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në agjendë, thanë zyrtarët.

Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u bë vitin e kaluar në korrik, kur ministritë e jashtme të dy vendeve njoftuan se marrëdhëniet diplomatike u ngritën sërish në nivel ambasador.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?