Putin u bën thirrje pjesëtarëve të Wagnerit të betohen për besnikëri ndaj Rusisë: Betohuni ose do dënoheni me burg

26 Gusht 2023, 16:43| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 16:55

  • Share

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner dhe ushtarëve të tjerë rusë që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus, raporton BBC.

Dekreti zbatohet për këdo që merr pjesë në aktivitete ushtarake në Ukrainë, ndihmon ushtrinë dhe shërben në njësitë e mbrojtjes territoriale. Ai nënshkroi dekretin të premten, derisa do të hyjë menjëherë në fuqi.

Dekreti vjen vetëm dy ditë pasi liderët e grupit Wagner u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit. Analistët sugjerojnë se dekreti i Putinit është pjesë e përpjekjeve për të rikthyer autoritetin e tij pas rebelimit të Wagnerit në qershor.

"Putini dëshiron të ketë kontroll më të rreptë mbi Wagnerin për t'u siguruar që ai nuk do të përballet me një krizë tjetër në të ardhmen", i tha BBC-së Natia Seskuria nga Royal United Services Institute, një institut në Londër.

I përshkruar në dekret si një hap për të ndërtuar themelet shpirtërore dhe morale të mbrojtjes së Rusisë, betimi përfshin një premtim për të ndjekur rreptësisht urdhrat e komandantëve.

“Është një mesazh i fshehur për inteligjencën ushtarake për të gjetur dhe ndjekur penalisht luftëtarët e Wagner-it”, tha për BBC Petro Burkovskyi, i cili drejton Fondacionin e Iniciativave Demokratike, një institut kërkimor me bazë në Ukrainë.

Dhe është një mesazh i qartë edhe për luftëtarët, Putin tha: "Ose bëni betimin ose çarmatosuni. Binduni ose shkoni në burg".

Vendet perëndimore në anën tjetër thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për vdekjen e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO takim ‘sekret në Kiev? Sulm me dron në Moskë, mbyllen përkohësisht aeroportet! Bomba ruse në Kherson


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?