Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë në Bullgari, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, thuajse të gjithë shqiptarë.
Putin i ka dërguar një letër homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të thella në lidhje me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të martën. Putin kërkoi që "të përcjellë fjalët e ngushëllimit dhe mbështetjes së sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit".
Lajmi kryesor:
Autobusi merr flakë në Bullgari, humbin jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut! Rama: Dhimbje! Zaev: Ngushëllime familjarëve! BE dhe SHBA: Jemi pranë jush
K.T./ReportTv.al