Vlaidmir Putin

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleanca ushtarake

8 Nëntor 2023, 13:50
  • Share

Moska dhe Pekini nuk po krijojnë asnjë aleancë ushtarake sipas modelit të aleancave të Luftës së Ftohtë. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një takim me Zëvendëskryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Zhang Youxia.

“Rusia dhe Kina nuk po ndërtojnë aleanca ushtarake sipas modelit të aleancave të Luftës së Ftohtë. Dhe ndërveprimi ynë me ju është konstruktiv dhe një faktor serioz në stabilizimin e situatës ndërkombëtare,” vuri në dukje presidenti rus, raporton Tass.

Putin deklaroi se të dy vendet po bashkëpunojnë mjaft efektivisht në sferën ekonomike.

“Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike po zhvillohen me ritme të mira. Ne po i arrijmë qëllimet tona përpara afatit, po punojmë në platformat ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në OKB”, tha ai duke renditur fushat e bashkëpunimit.

Sipas presidentit rus, Moska dhe Pekini po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme platformave rajonale, të cilat “po bëhen gjithnjë e më globale”. Ai shpjegoi se i referohej Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe BRICS.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?