Putin promovon zëvendësshefin e burgjeve ruse, pak ditë pas vdekjes së Navalnyt

20 Shkurt, 12:59| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:01

  • Share

1708120655_alexeinavalny.GIF

Aleksei Navalny

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, promovoi zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Burgjeve të Rusisë (FSIN), Valery Boyarinev, në gradën e gjeneral-kolonelit, vetëm tri ditë pas vdekjes së kritikut të zëshëm të Kremlinit, Alexei Navalny, në një burg të largët të Arktikut, tha të martën një bashkëpunëtor i Navalny.

Promovimi i Boyarinevit më 19 shkurt ishte “shpërblim i menjëhershëm nga Putini për torturë”, shkruan Ivan Zhdanov në rrjetin social X, ku e postoi edhe një fotografi të dekretit për provokimin e tij.

“Boyarinevi personalisht e ka udhëhequr torturimin e Alexei Navalnyt në burg. Boyarinevi mori urdhër personal nga FSIN-i për t’ia kufizuar Alexeit blerjen e ushqimit, sikurse për çdo torturë tjetër”, shkroi Zhdanov.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?