Putin pranon ftesën e Kim Jong-Un për vizitë në Korenë e Veriut

14 Shtator 2023, 08:28| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 08:30

  • Share

1694507681_hasd.jpg

Pas takimit të ditës së djeshme mes dy liderëve në Rusi, Presidenti rus Vladimir Putin pranoi ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut. 

Këtë e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Sipas agjencisë koreano-veriore, Putin “përsëriti dëshirën e tij për të çuar pa ndryshim historinë dhe traditën e miqësisë mes dy vendeve”.

"Kim Jong Un e ftoi Putinin të vizitojë Korenë e Veriut në një kohë të përshtatshme. Putin e pranoi ftesën me kënaqësi dhe përsëriti dëshirën e tij për të çuar pa ndryshim historinë dhe traditën e miqësisë mes dy vendeve”, raportoi agjencia koreano-veriore.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska dëbon dy diplomatë amerikanë: Çdo përpjekje për ndërhyrje do të 'shtypet'


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?