Vladimir Putin

Putin paralajmëron Finlandën për probleme pas mbylljes së kufirit

17 Dhjetor 2023, 12:17
  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.

Komentet e bëra në një intervistë që pritet të publikohet të dielën, vijnë teksa rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, shkruan REL.

Javëve të fundit, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rrijtjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil.

Numri në rritje i migrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë migrantët për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllim të destabilizimit të shtetit.

Finlanda i ka hapur për pak dy pika kufitare më herët gjatë kësaj jave, mirëpo më pas i ka mbyllur ato.

“Ne kemi dëshmi që tregojnë se për dallim nga e kaluara, autoritetet kufitare ruse, jo vetëm që po i lejojnë njerëzit pa dokumente që të nisen drejt kufirit finlandez, por edhe janë duke iu ndihmuar vazhdimisht”, ka thënë ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?