Vladimir Putin

Putin kërkon hetim ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

31 Janar, 15:53
  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për rrëzimin javën e kaluar të një avioni transporti ushtarak Il-76 në rajonin Belgorod, në kufirin e Rusisë me Ukrainën.

Putin tha se avioni ishte goditur me raketa të lëshuara nga një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot, i furnizuar nga SHBA, raporton The Guardian.

Moska akuzon Kievin për rrëzimin e aeroplanit Ilyushin Il-76 dhe për vrasjen e 74 personave në bord, përfshirë 65 ushtarë ukrainas të kapur, për të cilin tha se ishin në rrugë për t’u shkëmbyer me robër lufte rusë.

Ukraina as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka rrëzuar aeroplanin dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?