Putin fal personat me sanksione nga Rusia, leje të përkohshme për transaksione

22 Dhjetor 2022, 15:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 16:01

  • Share

1671626273_fgbc.png

Presidenti rus Vladimir Putin ka autorizuar qeverinë të lëshojë leje të përkohshme për transaksione me persona që janë subjekt i sanksioneve ruse. Dekreti lidhur me këtë i kreut të shtetit është publikuar sot në portalin zyrtar të informacionit ligjor. Kështu shkruan Tass.
Dokumenti ndryshon dekretin e 3 majit 2022, i cili ndalonte autoritetet federale dhe rajonale, organet e tjera shtetërore dhe qeveritë lokale, si dhe organizatat dhe individët nën juridiksionin e Rusisë, të kryenin transaksione me persona që i nënshtroheshin masave të veçanta ekonomike.


“Me këtë i besoj Qeverisë së Federatës Ruse detyrën e lëshimit të lejeve të përkohshme për kryerjen e transaksioneve (operacioneve, veprimeve) të caktuara me persona që janë subjekt i sanksioneve”, thuhet në dekret.


Lajmi kryesor:

10 mijë varre të reja në Mariupol! Senati amerikan miraton 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?