Vladimir Putin

Putin: Armët tona janë më të mira se të NATO-s

2 Shkurt, 16:06| Përditesimi: 2 Shkurt, 16:07

  • Share

Armët moderne ruse janë superiore ndaj atyre të NATO-s, ndërsa industria ruse e mbrojtjes po rrit vëllimin e furnizimeve. Kështu deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas presidentit rus, produktet e industrisë ruse të mbrojtjes janë shumë të kërkuara jashtë vendit dhe tejkalojnë në kapacitete ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, raporton Tass.

“Nëse krahasoni armët moderne të NATO-s dhe armët e periudhës së fundit të epokës sovjetike, ne i kemi më efektive”, tha Putin, duke sqaruar se ai i referohej kryesisht teknologjisë së raketave, automjeteve të blinduara dhe të gjitha armëve të përdorura në fushën e betejës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?