‘Puthja që ndriçoi qiellin’, momenti mbresëlënës i regjistruar nga kamera! Rrufeja ‘përshëndet’ të sapomartuarit në Zakynthos

27 Gusht 2023, 13:45| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 13:53

  • Share

Puthja e një çifti nga Britania e Madhe ka ndriçuar qiellin në Zakynthos, ku një rrufe e fuqishme dhe mahnitëse u duk në horizont teksa të porsamartuarit po pozonin.

Një moment mbresëlënës është regjistruar nga kamera mbrëmjen e së premtes në Zakynthos gjatë dasmës së një çifti nga Britania e Madhe.

Të porsamartuarit pozuan në sfondin e blusë së thellë mes një stuhie që po vinte për të bërë foto dhe video. Dy të rinjtë puthen, nusja ngre buqetën dhe më pas ndodh e papritura.

Qielli ndizet dhe një rrufe shfaqet mbi detin pranë tyre. Ky zhvillim nuk i pengoi dhe nuk i trembi aspak të porsamartuarit. Kameramani Haris Pomonis ka postuar klipin në Instagram, duke shkruar: “Kjo puthje le të ndriçojë qiellin tuaj përgjithmonë”.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?