Puthi futbollisten në buzë, FIFA pezullon për tri vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit

30 Tetor 2023, 15:44| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 15:55

  • Share

FIFA ka pezulluar nga sporti për tri vjet ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, për shkak të sjelljes jo etike në finalen e Kupës së Botës për Femra, ku ai puthi me forcë në buzë një futbolliste gjatë ceremonisë së trofeut.

FIFA nuk publikoi hollësi rreth vendimit të cilin e morën gjykatësit e komisionit të saj disiplinor, pasi kishin hetuar akuzat në lidhje me “rregullat themelore të sjelljes së mirëfilltë” dhe “sjelljen në një mënyrë e cila e njollos sportin e futbollit dhe vetë FIFA-n”.

Rubiales është duke u hetuar edhe për vepër penale në Spanjë në lidhje me puthjen e Jenni Hermosos në buzë, pasi Spanja e mundi 1:0 Anglinë më 20 gusht në Australi, për ta fituar Kupën e Botës. Ai ka mohuar akuzat në gjykatën e Madridit, e cila e ka ndaluar atë të kontaktojë Hermoson.

Luis Rubiales u vendos me "shpatulla pas murit" pasi në ceremoninë e medaljeve për kampionet e Spanjës në Botërorin e femrave, puthi në buzë futbollisten Jennifer Hermoso. Fillimisht Rubiales u pezullua me 90 ditë nga FIFA, teksa një hetim për "ngacmim seksual" është hapur për të nga Prokuroria në Spanjë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?